Kalimi në tapetin e kuq i aktorëve të filmit “Në Kuadër të Dashurisë” tërhoqi vëmendjen e audiencës dhe mediave.
Yjet u intervistuan shkurtimisht për detaje apo përjetime rreth filmit, si dhe u komentuan për pamjen e jashtme, ama jo gjithmonë për mirë.
Thënë kjo pasi disa media online kanë shkruar për fustanin e Dea Mishel, ku sipas tyre ishte aq i shkurtër sa në një moment i dolën të brendshmet.
Përsa i përket këtyre artikujve, Dea ka bërë një reagim publik në InstaStory ku ka shkruar:
“Mund të më puthni b*thën meqenëse ju pëlqen të flisni kaq shumë për të.
Nuk ishin mbathjet ishte korse. Ja bota e haute couture. Emancipohuni ose ikni nga këtu se nuk do merremi kurrë vesh bashkë.”