Adrola Dushi e ka bërë pak lëmsh rrjetin me një postim të fundit, në Instagram, ku shfaqet me një fustan të bardhë e të gjithëve na shkoi mendja tek e njëjta gjë. Mos do të kemi dasmë në ‘horizont’?
Modelja ka zgjedhur që postimit të mos i shtojë asnjë fjalë, madje as ndonjë emoji, për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.
Kjo foto mund të jetë edhe pjesë e ndonjë prej projekteve të saj të fundit, por nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që Adrolën ta çojmë nuse në Kosovë. Dhe ju e dini se për cilin e kemi fjalën…