Konflikti i ashpër midis Izraelit dhe Palestinës dhe mediat që vazhdimisht raportojnë publikojnë informacionet e fundit për ngjarjen, e kanë bërë modelen shqiptare Emina Cunmulaj që të shkëputet nga rrjetet sociale.
Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur nëpërmjet një ‘story’ në Instagram, ku shprehet se do të heqë dorë nga mediat sociale për një kohë të pacaktuar.
“Kam nevojë për një shkëputje nga rrjetet sociale. Mjaft më. Njerëzit po vdesin dhe shumë njerëz të pafajshëm. Të lutem Zot, ndihmoje njerëzimin”, shkruan ajo.