Ata janë të famshëm në industri dhe publiku shqiptarë i do shumë. Por veç emrit të tyre ata kanë edhe pseudonimet që miqtë dhe familjarët e tyre u bëjnë me përkëdheli.
Valbona Selimllari ose Bobi.
Është ky pseudonimi që ka shoqëruar që në moshë të vogël miss-in shqiptar pasi ka qenë shumë çapkëne dhe e shkathët.
Arbana Osmani ose Panda
Mos e besoni po deshët por miqtë e thërrasin “Panda”, të paktën në çdo postim të Xhemi Shehut moderatorja e Big Brother ka këtë pseudonim.
Jonida Vokshi a.k.a Korbi
Është ndoshta një nga vajzat më të ëmbla të showbizit, por ama pseudonimin e ka “Korbi”. E çuditshme apo jo…
Valdrin Sahiti ose Drinki
Kështu e thërrasin me përkëdheli miqtë e afërt stilistin e njohur. Shumë interesant si pseudonim.
Elvana Gjata ose Ela
Ky është emri që shoqëron që prej fëmijërisë, Elvana Gjatën dhe sot e thërrasin kështu edhe miqtë e saj më të ngushtë.
Luana Vjollca ose Ana
Moderatorja e njohur me përkëdheli quhet, Ana dhe me këtë emër e ka pagëzuar mbesa e saj e vogël, Marget.
Bojken Lako ose Boku
Miqtë e ngushtë të rrokerit të njohur e thërrasin atë Boku.
Arilena Ara a.k.a Kido
Kido është pseudonimi i Arilena Arës. Me këtë emër e thërret menaxheri i saj, Popi Kola i cili punon me të që kur Arilena ka qenë 14 vjeç. Pra le të themi është fiks “vogëlushja e tij”.
Burimi: /Kryefjala