Konkurrentët e “Dancing With The Stars” vazhdojnë provat për kërcimin e natës së dytë, ku për herë të parë do të ketë një eliminim.
Në përmbledhjen ditorë të transmetuar këtë të martë në Top Channel, duket Fifi që ndihet e lodhur dhe partneri i saj, Graciano, përpiqet ta motivojë.
Në fillim, duke i masazhuar trupin dhe më pas duke i dhënë kurajo: “E di që je e lodhur, e di që të dhemb shpirti, por jepi forca”.
Forcën, artistja e gjen te kënga dhe rinisi provat duke kënduar një nga këngët e saj. Por, pas disa orësh, për shkak të padjeshkave dhe rrotullimeve që janë pjesë e koreografisë, Fifi ndërpreu provat për shkak të marramendjeve.
Fifi: Tetë herë rrotullim! Nuk po shoh
Graciano: Hë se kalon
Fifi: Ç’desha unë që erdha këtu
Graciano: Zanat i vështirë
Fifi: Doja padjeshka unë
Graciano: Pse të mos i bësh, çfarë të mungon
Fifi: Kurrgjë
Graciano: Asgjë nuk të mungon!
Fifi: E di çfarë kuptova, që paskam tru