Modelja Jori Delli ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në premierën e filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë’.
Në tapetin e kuq e pamë vetëm, ose më saktë të shoqëruar me Dean, por vetë modelja na zbuloi se i pranishëm ishte dhe i dashuri i saj, reperi italian Fred De Palma.
Modelja e cila mesa duket se ka ndarë mendjen se do i tregoj gjithçka që lidhet me vendlindjen e saj, e qerasi të dashurin e saj me çaj mali dhe reagimi i tij ishte epik.
Jori: Atëherë është De Palma qe po provon çajin e malit shqiptar
Jori: E thënë ndryshe dhe …
De Palma: Çaj mali
Jori: Ai mendon se është çaj që bëhet vetëm në Shqipëri, në mal, dhe po i shpjegoj që është çaj special në Shqipëri
Cila do të jetë “gjëja” e rradhës që Fred do të mësojë/provojë nga Shqipëria pas byrekëve të Lushnjës ?