Këngëtarja Dafina Zeqiri ka vendosur të marrë një moment për të falenderuar fansat e saj dhe sidomos publikun femëror.
Në një postim të bërë në “Threads” të Instagram, ajo tregon se është ndjerë shumë e lumtur kur organizatorët e koncerteve të saj i kanë thënë se në publik përqindja e vajzave është më e madhe se sa ajo e djemve.
“Gratë që mbështesin dhe duan gratë e tjera, kjo është super fuqi”, shkruan Dafina e entuziasmuar.
Por mesa duket mesazhi i saj, nuk i është dukur aq i sinqertë të gjithëve. Këngëtarja Melinda Ademi, po në ‘Threads’, nuk e ka kursyer një koment ironizues.
“Ti veç feministe s’je”, shkruan ajo , bashkëngjitur me një ’emoji’ të një kllouni.