Yjet e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” kaluan mbrëmjen e djeshme në tapetin e kuq për premierën që do të jepej në Pallatin e Kongreseve.
Në këtë mbrëmje nuk munguan as intervistat ekskluzive të aktorëve, për të folur rreth filmit apo përjetimeve të tyre.
Një nga të intervistuarat ishte edhe Sara Hoxha, e cila u pyet për mungesën e Ledrit në event, si dhe për të ecur krah saj në tapetin e kuq.
Paksa e vendosur në siklet, Sara u shpreh se Ledri dëshiroi që ky moment të ishte vetëm për të, duke qenë se ishte hera e saj e parë.
Nga ana tjetër, Sara shtoi se është shumë e frikësuar të shohë për herë të parë performancën e saj si aktore si dhe shpresoi mos të ketë patur asnjë problem.