Për ata që akoma dyshojnë, kjo video “vërteton” shtatzëninë e Kiarës!

Prej kohësh përflitet se Kiara Tito është shtatzënë ndërsa burime për “Kryefjala” edhe e konfirmuan se moderatorja dk bëhet nënë për herë të parë.

Megjithatë, një reagim nuk ka ardhur as nga Kiara apo Luizi.

Ndërsa një video e publikuar së fundmi nga Luizi në Instagram teksa kërcen tango me Kiarën duket se “konfirmon” shtatzëninë e moderatores.

Ajo ka veshur një këmishë bezhë e cila i nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur.