Pritjes së madhe po i vjen fundi pasi sot do të transmetohet premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, me dy protagonistët, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.
Kjo e fundit ka thënë dy fjalë pak para eventit. Në një postim në Instagram, aktorja shkruan:
“Sot është festë. Ka ngado ngjyra, prozhektor, shkëlqim, xixa.
Dhe pas tyre ka gjithmonë njerëz, njerëz të palodhur. Njerëz që e duan punën dhe duan të krijojnë gjëra të bukura. Njerëz të cilëve u jam falenderuese që së pari më bën pjesë të këtij projekti dhe së dyti që së bashku me mua e shndërruam në një nga më të bukurit e karrierës time. Faleminderit.
Një përqafim shumë të madh për të gjithë koleget e mi në film! Suksese dhe qëllofshim.
“.. dashuria është përgjigjja.” Shijojeni filmin!”