Në Pallatin e Kongreseve, personazhet e filmit ‘Në kuadër të dashurisë’ parakaluan mbrëmjen e sotme në tapetin e kuq pasi po mbahej edhe premiera e filmit.
Në tapetin e kuq nuk munguan protagonistët e filmit, si Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari. Luiz Ejlli, i cili ishte i shoqëruar nga Kiara Tito, tha se ia ka dedikuar të gjithë suksesin fansave të tij.
Por nuk kanë munguar edhe incidentet. Sara Hoxha e cila mbërriti e vetme në tapetin e kuq, pa Ledrin, u pengua me fustanin, teksa po bëhej gati të pozonte.
Rreth eksperiencës së saj në film, Sara është shprehur: “Kur janë kamerat aty nuk je vetvetja, më e vështira ishte të kuptoje ca kërkonte regjisori, pra Kolo nga unë dhe të arrija të bëja atë që donte Kolo mendoj se e realizova”.
Një incident ndodhi edhe me Dea Mishel, e cila teksa po zbriste nga makina për të parakaluar në tapetin e kuq, u ekspozua më tepër seç duhet.
Të tjerë të famshëm që parakaluan ishin Bora Zemani e shoqëruar nga Donald Veshajn dhe vëllain e tij Romeon. Po ashtu edhe modelja Jori Delli ishte e pranishme.