Ish banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Gigliola Haveriku do të bëhet nënë për herë të parë.
Këtë e ka bërë me dije vet këngëtarja në një intervistë për revistën “Class”.
“Mezi pres! Jam e paduruar për të takuar bebushen që rritet brenda meje, përpos faktit që mendoj se këtë term e ka shpikur një burrë (qesh) nuk është dhe aq pritje e ëmbël! Kjo sepse 3 muajt e parë isha divan-tualet, me pas filloi dhimbja e mesit dhe këmbëve, organet që i ndjeja të shtyhen e të ndryshojnë pozicion një e nga një, pesha ..hmm mezi po pres ta kem në duar, mendoj atëherë do e quaj te ëmbël dhe të them sa ja vlejti,- u shpreh ajo duke zbuluar edhe pamjen e parë me barkun e rrumbullakosur.