Deklarata e rëndë e aktorit Albano Bogdo kundrejt Beatrix dhe Alban Ramosaj vazhdon ende të diskutohet nëpër programe televizive.
Së fundmi në rubrikën “Mos i bjer me Top” të “E Diell” ka qenë e ftuar ish banorja e BBV Kosova, Vivien Thano, e cila u vu përballë një sfide.
Për cdo foto personazhi që i shfaqej, Vivien duhet të jepte nga një koment, si dhe të vendoste nëse do ta griste apo jo foton.
Në momentin që iu dha fotoja e Albanos, ajo tregoi se dikur ka patur një përplasje personale e gjithashtu dënoi “batutën” që ai bëri ndaj Beatrix.
Më pas ajo vendosi ta griste dhe ta shkelte foton e tij, tek u shpreh se ai nuk meriton më të dalë në TV.