Pritja e premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë” ka marrë fund.
Mbrëmjen e sotme në Pallatin e Kongreseve u zhvillua pikërisht premiera e këtij filmi, ku në tapetin e kuq me paraqitjen e tyre, spikatën aktorë dhe personazhe të ftuar.
Gjithashtu pati edhe disa intervista, ku një prej tyre duket se ka trazuar mjaft rrjetin.
Eni Shehu, i cili është aktor në filmin “Në kuadër të dashurisë” dhe luan rolin e Damianit, ish-it të Olta Gixharit, zbuloi si fillim se ka shkëmbyer puthje në buzë me të, duke shtuar më pas se Luizi e ka pasur shumë të lehtë të luajë rolin e të nervozuarit.
Mirëpo ajo çka mori vëmendjen ishte një sekret që Shehu e zbuloi pa dashur dhe bëhet fjalë për një sezon të dytë të “Në Kuadër të Dashurisë”.
Eni (Damiani) tregoi se shpreson që personazhi i tij, do të ketë një rol me më shumë ndikim në vazhdim, në serinë e dytë, duke qenë se tani ka vetëm një rol episodik, duke ngritur kështu jo pak pikëpyetje.