Pas pjesmarrjes në “Dancing with the stars”, Sara Hoxha ekperimentoi edhe në fushën e aktrimit teksa u bë pjesë e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.
Për të folur më shumë rreth kësaj eksperience, ajo ishte e ftuar në programin “S’e Luan Topi”.
Për ata që ende nuk e dinë, roli i Sarës përfshinte edhe një puthje me një nga aktorët e tjerë të kastit, ndaj ajo u pyet se si e priti Ledri këtë gjë.
Sara u shpreh se Ledri është regjisor dhe e kupton se puthjet në sheshxhirime ndodhin pa i shijuar.
“Nuk është ashtu siç e mendojnë njerëzit që obobo këta u puthën, e di Ledri që aty nuk ka moment që të mendohesh apo të shijosh diçka. Aty janë 20 veta mbrapa që shohin dhe të thonë ‘jo nuk e bëre mirë, duhet t’a bësh kështu, bëje ashtu‘”- u shpreh Sara ndër të tjera.
Më pas ajo shtoi se i ka shijuar shumë pjesa e aktrimit, edhe pse ishte diçka e vështirë, ama do të donte ta provonte sërish.