Ditën e sotme u transmetua puntata e parë e programit “DWTS Fan Club” me moderatoren Kiara Tito.
Kjo e fundit shoqërohej nga partneri i saj, Luizi, i cili qëndronte në prapaskenë nga ku dyshja ndau edhe një video pak para fillimit të programit.
Për të paraprirë thashethemet, Kiara u tregoi ndjekësve por edhe Luizit, se kishte harruar të vendoste unazën në gisht pasi e kishte harruar në dhomën e grimit.
Nga ana tjetër, Luizi bëri një reagim epik tek u shpreh se “Kiara i ka dhënë fund martesës”.
Në këtë puntatë të parë u komentuan performancat para të konkurrentëve, së bashku me balerinin Albi Nako dhe opinionisten Zhaklin Lekatari.