Në një intervistë në Top Channel, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vivien Thano u shpreh se arsyeja e ndarjes së saj dhe Getit ka qenë vesi i këtij të fundit.
Bukuroshja durrsake shprehu keqardhjen që raporti i tyre erdhi në fund shkaku i bixhozit, diçka që Getinjo e pati pranuar verës së kaluar në Prive Reality si një problem që e ka.
E nuk ka vonuar shumë reagimi i reperit.
Ai, pak i paqartë, në një video 60 sekonda të gjatë, ka dhënë disa deklarata konfuzuese
Një herë, Getinjo thotë se nuk mund t’ia lë askush ‘kile’, e në një tjetër moment shprehet se nuk do të ndryshojë për asgjë.
‘E kam ditë saktë se unë këtë kry e përdori vetëm për jetën time. E di gjithmonë si vjen puna dhe çka duan njerëzit. Prej fillimit e di. Nuk është lehtë këtij djaloshit me ia lënë kile dikush. Më besoni sepse i kam goxha kilometra. Më vjen keq por çka me bë. Kështu jam dhe nuk kam me ndryshu kurrë. Nuk gaboj në mendime kurrë. E di që gjithkush do vëmendje, siç po thoni ju më të rinjtë’, deklaron Getinjo.
Kujtojmë se në intervistë, Vivi pranoi që përkundër se të ndarë, ka komunikuar disa javë më parë me Getin.
A do të ndodhë prapë kjo gjë pas intervistës së sotme? Nuk mund ta themi me siguri!