Kunjat “hidh e prit” në DWTS, Luiz Ejlli reagon pas performancës në program: “Rëndësi ka që…”

Mbrëmjen e djeshme, Luiz Ejlli elektrizoi skenën e “Dancing With The Stars”.

Ai performoi “Pa ty”, kolonën zanore të filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Mirëpo ajo çka u vu re në këtë pjesmarrje ishte ftohtësia e këngëtarit, madje nuk munguan edhe disa thumba nga ana e tij.

Luizit i kishte ngelur në mendje deklarata e Eno Popit e bërë mëngjesin e djeshëm në “Wake Up”, ku u shpreh se fisi i Kiarës do të vijë të shohë performancën e Luizit në DWTS.

Ai gjeti momentin tja kthejë Enos batutën e “kripur”, duke i thënë”Ftoj fisin e gruas tënde që të vij ta shohi filmin”, tha ai.

Edhe Eno nuk ia ka lënë mangët dhe ia pasoi batutën menjëherë duke thënë se fisi i gruas së tij do e shikojë filmin sepse janë fansa të Oltës.

Pas gjithë kunjave “hidh e prit” në program, Luizi ka bërë reagimin e tij të parë në rrjetet sociale.

Ai ripostoi një story të partneres së tij, Kiara Titos dhe e shoqëroi me shkrimin:

“I paskam pëlqyer Kiarës, kjo ka rëndësi”.