Pasi bëri lidhjen e saj publike, Jori Delli nuk i ka ndalur postimet publike me të dashurin e saj, reperin italian Fred De Palma.
Momentalisht dyshja janë duke kaluar kohë në Shqipëri, ndërsa Jori e ka bërë reperin të provojë byrekët e famshëm të Lushnjës.
Këtë moment modelja e ka ndarë me ndjekësit në Instagram e nga video mund të themi se reperit i kanë pëlqyer shumë.
Kujtojmë se romanca mes tyre u zbulua pak muaj më parë. Ishte reperi ai i cili postoi një foto duke u puthur me Jorin, e cila ishte me shpinë.