Afrimiteti mes Krist Aliajt dhe Dea Mishel pas daljes nga “Big Brother VIP”, nxiti aludimet gjatë këtyre muajve se ata mund të jenë në një lidhje.
Por, këto spekulime dyshja i shoi disa herë, madje Krsti ‘u detyrua’ të zbulonte se ishte në lidhje me dike tjetër.
Më pas Kristi rrëfeu se është shumë i përfshirë në një romance, duke treguar: “Dashuria mua më çoi dhe në Angli… jeton në Angli. Është më e vogël se unë dhe brune”.
Kristi ka deklaruar se lidhja e tij është serioze dhe se është prezantuar edhe me familjen e partneres.
Sakaq së fundmi, Dea Mishel ka folur mbi marrëdhënien me të. E ftuar në “Top Albania Radio” ajo tha:
“Nuk është se po bëjmë lojë me publikun ose duam të ndezim një thashethem. Asnjëri nga ne. Kemi një miqësi shumë të pastër me njëri-tjetrin dhe vërtetë unë Kristin e kam shumë xhan dhe e vlerësoj shumë si njeri. Unë i kam mbajtur miqësitë e mia që kam krijuar aty brenda me Jorin, Oltën, Kristin. Ne dalim bashkë, i kemi prezantuar njëri-tjetrit dhe shoqëri që nuk është nga televizioni. Ai i njeh shoqet e mia unë i njoh disa nga shokët e tij.”
Ajo tha se e ka takuar të dashurën e Kristit, për të cilën u shpreh se është shumë e këndshme dhe artiste si Kristi.
“Po, e kam takuar të dashurën e Kristit, shumë e këndshme. Është artiste si Kristi dhe mendoj që shkojnë shumë bashkë. Nuk ka asgjë dhe ne prandaj e sqaruam që nuk ka diçka mes nesh. Ne flasim për çdo gjë bashkë. Unë edhe tek urimi që kisha bërë, një urim normal ishte. Unë njerëzit që i vlerësoj me të vërtetë dhe ato fjalët më vijnë natyrshëm.“