Luiz Ejlli ka mbaruar provat për “Dancing With The Stars Albania”, program i cili starton mbrëmjen e sotme.
Këngëtari do të jetë i pranishëm për të performuar këngën “Pa ty”, e cila është kolonë zanore e filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Pas provave, ai rëfeu emocionet e tij si dhe mbështetjen për një prej konkurrentëve, por nuk e kurseu edhe një thumb për t’a.
“Sapo mbarova performancën tek dancing, ku kam për të performuar këngën “Pa ty” që do jetë kolonë zanore e filmit “Në kuadër të dashurisë”. Iu uroj suksese, jo të gjithë konkurrentëve, se e dini që nuk i kam qef, por do e them se kë kam“, tha këngëtari por pa e dhënë një emër.
Më parë ai postoi një video në InstaStory ku tregoi hapur mbështetjen për Elvis Pupa.