Pas një pritje të gjatë, pak minuta na ndajnë nga startimi i spektaklit të kërcimit “Dancing with the stars”.
Edhe këtë sezon ashtu si sezonin e kaluar, moderatore do të jetë Bora Zemani, e cila ditën e sotme u shpreh se është e mbushur me emocione të bukura për këtë mbrëmje.
E pak para startimit, ajo ka marrë edhe një mesazh të ëmbël dhe motivues nga i ati i saj, të cilin Bora e ka ndarë vetë me ndjekësit e saj në Instagram.
“Borushe shpirti dhe rrahja e zemrës time, Çeçua të uron suksese dhe mbarësi në fillimin e sesionit të dytë, të cilën pa dyshim e drejton me profesionalizmin tënd të padiskutueshëm. Mbarësi sonte në natën e parë dhe qofsh e bardhë dhe e marë në jetë të jetëve ashtu siç e ke emrin shpirti im. Të dua, suksese dhe të puth shpirti im”– i ka shkruar ai të bijës e tani besojmë se Bora është më gati se kurrë të zotërojë skenën.