Me nisjen e sezonit të dytë të “Dancing with the stars” kanë nisur edhe komentet dhe opinionet e para për çka ka ndodhur deri tani.
Këngëtari i njohur dhe njëkohësisht ish konkurrenti i DWTS, Ardit Çuni, ka lënë një koment për kryetarin e jurisë, Ilirin Shaqirin.
Duke përgëzuar këtë të fundit, Arditi e hodhi një thumb edhe për ish kryetarin e jurisë, Kledi Kadiun.
“Mirë se u riktheve kampion! Titulli “Kryetar Jurie” nuk i shkon cdokujt @ilirshaqiri”.
Mesa duket inatet e vjetra të Arditit me Kledin vazhdojnë ende!
Kujtojmë se pas shpalljes së finalistit të sezonit të shkuar, Arditi bëri një shkrim publik ku preferoi mos të falenderonte Kledi Kadiun.
“Dalina faleminderit që me komentet e tua shpeshherë më bëje me krahë e shpeshherë më jepje motivim për të qenë më i mirë! Mandi gjithmonë suportues dhe që në javën e parë pe tek unë pretendin për të fituar çmimin e madh. Për pjesën tjetër zgjedh të hesht… është me mirë kështu! Mendoj që në këtë botë kaq të egër, secili e mban vetë përgjegjësinë e veprimeve, por ka dhe nga ato raste që siç thotë populli që “turpin e hanë me bukë”- shkroi Arditi asokohe.