Çfarë u bë shkak? Egli Tako “përplaset” me ndjekësit në komente

Egli Tako kohët e fundit është goxha e përfolur dhe në fokus të medias dhe publikut.

Në rrjetet sociale ku publikon pamje nga përditshmëria e saj, këngëtarja zbuloi se së shpejti do të nisë shkollën për instruktore personale dhe dikush nga komentuesit e ofendoi.

Kjo ka shqetësuar Eglin, e cila ia ka kthyer me të njëjtën monedhë.

O vdiqet duke u hap duke tregu gjithcka, na e shpifët“, i shkruajti një ndjekës, të cilit Egli ia ktheu: “Plas moj plas. Bam bëj mu në vend”.

Më pas, teksa ndjekësi po vazhdonte me ofendimet, Egli tha:

Ti s’di akoma të shkruash moj qyqare! Turp që të ktheva përgjigje.. Ik hap librat e fillores ti atë bëj, leje Trumpin e Amerikën se je vite dritë larg!”.