“Dancing With The Stars” do të startojë mbrëmjen e nesërme, 6 tetor, me moderatore Bora Zemanin dhe 4 pjestarët e jurisë, Ilir Shaqiri, Olta Gixhari, Lori Bala dhe Valbona Selimllari.
Mirëpo për herë të parë, do të transmetohet edhe “DWTS: Fan Club”.
Faqja zyrtare e programit të kërcimit ka bërë me dije se “Fan Club” starton në 8 tetor, me moderatore Kiara Titon dhe do të transmetohet çdo të diel ora 12:45.
Kujtojmë se fitues i sezonit të parë të “Dancing With The Stars” u shpall Sara Hoxha dhe partneri i saj në kërcim, Luixhino Hala.