Mjeku Roland Xhaxho në një intervistë ekskluzive për emisionin Top Story në Top Channel ka reaguar pas vdekjes së 3-vjeçarit.
Arsyeja se përse i është bërë anestezi e plotë sipas mjekut është sepse i mituri kishte problem në zemër dhe ishte bërë operacion dy vite më parë.
Sipas Xhaxhos, djali kishte infeksion në gojë dhe ndërhyrja duhej bërë në të njëjtën kohë për të gjithë dhëmbët.
“Do të doja të shprehja ngushëllimet, unë e kam konsideruar njëlloj si nipërit e mi, unë jam anestezist më shumë se 40 vitesh, detyra ime ka qenë shpëtimi i jetës, duke qenë se janë bërë shumë abuzime, po dal se dua të bëj të njohur si ka ndodhur. Kam ndërhyrë me anestezi të përgjithshme, unë kam firmosur një konsensus me prindërit. Pyetja është përse u zgjodh, fëmija ka lindur me një defekt në zemër, rekomandimi është evidentimi i çdo vatre infeksioni që ka në këto fëmijë, këta me rekomandime të mjekëve të tjerë janë drejtuar në spitalin tonë. Kishte infeksione që në mënyrë absolute duheshin evituar në një seancë, ne përdorim antibiotikë endovenozë për ta mbrojtur. Unë jam anastezisti më i vjetër që ka kryer një anastezi tek fëmijët, procedura ka qenë sipas mënyrave internacionale. Kemi trajtuar mbi 2000 fëmijë. Fëmija ka dalë nga klinika i zgjuar, ka zgjatur 4 orë, 4 orë e pak. Ai ka dalë i zgjuar dhe në krahët e babait, madje ka kërkuar edhe vëllanë.
Ai theksoi se vdekja e 3-vjeçarit nuk lidhet me narkozën por dyshohet me nivelin e glukozës të cilën e kishte zero.
Xhaxho: Nuk më ka marrë asnjë familjar në telefon, ma ka bërë të ditur gjyshi, këtë i thash gjyshit, përse e çuat tek Nënë Tereza dhe nuk e çuat këtu, të gjithë më njohin, telefoni im është gjithmonë i hapur, i thashë që do të lidhem me kolegët e mi në QSUT, më thanë lidhu, jam informuar për gjendjen e fëmijës, kam shkuar në informacionin e pediatrisë, u drejtova në mëngjes, ku kam qëndruar në çdo moment duke asistuar kolegët e mi për t’i shpëtuar jetën, u përmirësua gjatë 24 orëve fundit. Nuk ka të bëjë fare me narkozën, Sipas analizave, niveli i glukozës ishte 0, kur digjen yndyrnat lënë gjurmët në gjak, për mua besoj se do të jetë një sindromë metabolike nga mungesa e ndonjë enzime, të shikojmë se si do të dalin ekzaminimet.