Aleks Visha, personazhi i njohur i TikTok, në një intervistë për Ora News foli për suksesin e tij në këtë rrjet social.
Visha tha se për 5 minuta ka fituar rreth 122 mijë dollarë në Tik Tok.
“Falenderues ndaj të gjithë shqiptarëve. Shqiptarëve kur i tregon të vërtetën të ndjekin më shumë. Lojërat në TikTok kanë edhe hile. Na kanë bllokuar edhe me hackera.
Na kanë bllokuar lekët që kemi pasur në llogari. 122 mijë dollarë në 5 minuta ka qenë shuma më e madhe që kam fituar në TikTok“, tha ai.
Kujtojmë se edhe një tjetër personazh i njohur i rrjeteve sociale, Kozak, zbuloi se ka arritur të grumbullojë rreth 800 mijë euro nga TikTok-u.