Tradhtia është një fenomen i zakonshëm në shumë marrëdhënie afatgjata dhe mund t’u ndodhë edhe familjeve më të mira, por kjo nuk do të thotë se nuk i lëndon.
Sipas një studimi të vitit 2016, ka edhe një moshë në të cilën një mashkull ka më shumë gjasa të tradhtojë partneren e tij.
Studiuesit, nga universitetet e New York dhe Kalifornisë shqyrtuan të dhëna nga profilet e meshkujve në një faqe takimesh dhe zbuluan se mosha më “kritike” është 39 vjeç.
Shkencëtarët Adam L. Alter dhe Hal E. Hershfield analizuan profilet e miliona burrave për të arritur në përfundimin se mes tyre “ka 18% më shumë në moshat që mbarojnë në 9”. Siç supozojnë ata, sjellja e tyre, nëse jo sistematike, mund të lidhet me një krizë të mesit të jetës , e cila i shtyn ata të kërkojnë kuptimin e jetës së tyre.
“Kërkimi ynë tregon se disa njerëz tradhtojnë për të shpërqendruar partnerin. Nëse ai/ajo është shumë i zhytur në punë ose i padisponueshëm, ta tradhtosh është si të thuash: “Nëse më do, kujdesu për mua!”.- thonë studiuesit.