E ka një emër! Ja për kë do bëjë tifo Luiz Ejlli në “Dancing With The Stars”

Ditën e djeshme, u bë e ditur se këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, do të jetë pjesë e puntatës hapëse të “Dancing With The Stars” për një performancë speciale.

Ndërsa sot, vetë këngëtari ka bërë të ditur se e ka një emër për të cilin do të bëjë tifo.

Në një video të publikuar në Instagram, Luizi ka treguar se do të mbështesë “me mish e me shpirt” aktorin Elvis Pupa.