Bëri gjestin e pahijshëm, e pëson konkurrentja e ‘Për’puthen’

Duket se edhe këtë sezon janë rikthyer dramat në “Përputhen”.

Saidja, një nga vajzat konkurrente, u pezullua ditën e djeshme nga programi për shkak të një veprimi të pahijshëm.

Gjatë takimit me Aurelin, Saidja i kërkoi të pinte alkool por për shkak të fesë, ai nuk e bëri. Për arsye që nuk dihen, konkurrentja e filmoi Aurelin dhe kjo është një shkelje e fortë e të drejtave të njeriut.

Kështu moderatorja Megi Pojani i bëri me dije se është e pezulluar nga programi për një kohë të papërcaktuar.

Vendimin duket se konkurrentja nuk e priti mirë pasi u largua nga programi e inatosur.