Argjira Spanca është një prej moderatoreve më të pëlqyera dhe më të bukura të ekranit shqiptar.
Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në programin “Pardon My French”, ku ka treguar më shumë detaje nga romanca e saj me balerinin Graciano Tagani.
E pyetur për planet për tu bërë mami, Argjira tha se ende nuk e mendon veten me fëmijë.
“Shiko deri në muajin dhjetor më keni më “Influencer”. Nuk po e mendoj veten ende me fëmijë. Kam pak frikë që t’i futem. Jo e kam pak ‘tricky’ këtë pjesë, normalisht që do vijë dita që do e bëjmë.”- tha moderatorja.
Argjira dhe Graciano gjithashtu prej vitesh jetojnë bashkë, e mesa tregoi moderatorja , dyshja po e shijon shumë bashkjetesën.
“Po, po e shijojmë shumë.Faktikisht ishte koha, u kënaqa dhe lezet më të madh nuk kishte. E kemi rregulluar për qejf.”