Edicioni i dytë i “Big Brother Vip Kosova” duket se është në prag të nisjes. Sipas thashthemeve që kanë qarkulluar deri më tani, formati pritet të nisë më date 9 tetor.
Padyshim që kurioziteti i publikut për të mësuar emrat e konkurentëve është shumë i madh.
Së fundmi “Telegrafi” bën me dije nga burime pranë produksionit se janë tre emra të cilët përflitet se do të jenë pjesë e kësaj aventure. Bëhet fjalë për këngëtaren Monika Salihu, gazetarin dhe humoristin Gani Gërmia dhe këngëtaren, Linda Halimi.
Kjo e fundit e pyetur në një intervistë disa ditë më parë as nuk e konfirmoi e as nuk e përjashtoi si mundësi, duke thënë se edhe mund të hyjë në rast se nuk kthehet në Amerikë.
Gjithsesi duhet të presim fillimin e programit, për të kuptuar nëse këto aludime janë të vërteta.