Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor në YouTube.
Kënga me re e Stresit quhet “S’ja keni iden” e ashtu sikurse vargjet e tekstit, edhe titulli i këngës vjen disi ndryshe këtë herë.
Stresi ka paralajmëruar, se do shohim këngëtarin e vjetër, duke shkruar në Instagram “Old Stresi”.
“A jemi gati a jo? Kjo është kënga ime më e re, dua ta dëgjoni të gjithë… E vërteta vret gjithnjë..”, ka shkruar këngëtari.
Kujtojmë se pak ditë më parë, reperi bëri një deklaratë suprizuese, ku tha se ka në planet e tij të afërta që të heqë dorë nga muzika.
Në një intervistë për “Aldo Morning Show”, ai u shpreh se mund të lançojë këngët e reja për 3, 4 vitet e fundit dhe më pas do t’i dedikohet familjes