Paskemi surpriza! Luiz Ejlli do t’i bashkohet “Dancing With The Stars”

Emisioni i shumëpritur i kërcimit, “Dancing With The Stars”, do të startojë më 6 tetor.

Ndërsa sot, Sara Hoxha ka dhënë një njoftim të papritur në Instagram.

Ajo ka bërë me dije se natën e parë të programit, do të jetë këngëtari Luiz Ejlli, në një performancë speciale.

Te Premten, ne nje performance speciale eksluzivisht per @dwts.albania. Mos e humbisni, vetem ne @topchannelalbania ne 21:00“, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se më 9 tetor do të transmetohet premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”.