Pas reagimit të Albano Bogdos, Elvis Pupa ka diçka për t’i thënë!

Albano Bogdo reagoi ditën e djeshme për herë të parë pas deklaratës ofenduese ndaj Alban dhe Beatrix Ramosaj.

Në një postim në Instagram ai u shpreh se ka lirinë e fjalës dhe mund të thotë çfarë të dojë, duke mos treguar asnjë shenjë pendimi.

Na ka bekuar Zoti me 3 gjëra jashtëzakonisht të vyera si komb.

1-Lirinë e fjalës

2-Lirinë e mendimit dhe ndërgjegjes

3-Kryqëzimin publik nqs përdor një nga dy të parat”, u shpreh aktori.

Për këtë reagim të tij, dy fjalë i ka thënë edhe Elvis Pupa, i cili në një video të postuar në Instagram thotë: “Liria e fjalës tregon emancipimin e një kombi. Mënyra si një individ e përdor lirinë e fjalës, tregon shumë për karakterin e atij individi”.

https://www.instagram.com/reel/Cx8e3XAos5R/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==