Ish-banori i BBV2 dhe partnerja e tij qenkan fejuar në fshehtësi

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Lorenc Hasrama, në një intervistë të fundit për “Wake Up”, la të kuptohet se mund të jetë fejuar.

Këngëtari pranoi se lidhja me partneren e tij është mjaft serioze, madje duke treguar se ajo ka edhe një unazë.

E ka një unazë në gisht. S’ka plane për dasmë tani. Ajo thotë që është fansja ime më e madhe. Nëse kemi një problem është ky, sa herë dëgjon një këngë timen, unë e ndërroj direkt. Unë nuk i dëgjoj këngët e mia. Kur doli “Hëna” ma dha direkt atë ndjesinë, tani nuk e dëgjoj.”-tha ai.

Lorenci ka folur disa herë për të dashurën e tij, madje ka ndarë edhe një foto me të.