Dojna Mema ka treguar për “Natën me Aulonën” më shumë detaje rreth marrëdhënies së saj me Vlashentin, si dhe të familjarëve të saj.
Moderatorja tha se në fillimet e lidhjes së tyre, e ëma nuk ishte fort dakort me lidhjen e saj dhe të këngëtarit për arsyen se ai jetonte larg vendit.
Dojna tha se e ka prezantuar Vlashentin me familjen e saj shumë herët, vetëm një muaj pas lidhjes së tyre, e kjo për shkak se Dojna donte t’a njihte partnerin me të atin i cili po vuante nga sëmundja e keqe.
Ndërkohë që Vlashenti i këndonte me kitarë këngët e preferuara babait të Dojnës, nga ana tjetër e ëma e saj kishte dyshimet e saj, të cilat tashmë padyshim që janë shuar dhe marrëdhënia e tyre ecën për mrekulli.