Arbenita e injoroi për faljen publike, Fero merr vendimin e papritur

Para pak ditësh, Fero postoi një foto krah ish-gruas së tij, Arbenita Ismajlit. Ai i kërkonte falje modeles për çdo gjë që i kishte shkaktuar, madje edhe i lutej të riktheheshin bashkë.

Postimi mori mijëra pëlqime dhe u duartrokit edhe nga personazhe të famshëm por edhe nga ndjekësit e tij.

Por Arbenita e injoroi këtë postim (të paktën publikisht) duke vazhduar jetën e saj. Ajo postonte shpesh rutinën e saj, si palestër dhe puna si modele, por asnjëherë nuk erdhi një reagim në lidhje me deklaratën e Feros.

Kjo ka bërë që (ish) reperi ta fshijë postimin. Sot, në profilin e tij postimi nuk ekziston më, megjithatë urojmë që çifti të gjejë një gjuhë të përbashkët, mbi të gjitha për vajzën e tyre Ninën.