Olta Gixhari do të jetë këtë sezon në jurinë e “Dancing With The Stars Albania”.
Mirëpo ndjekësit duket se janë të “shqetësuar” për gazetarin Ronaldo Sharka, shkak “inatet” e vjetra të BBV, nëse aktorja do i qëndrojë vlerësimit ashtu siç duhet të jetë.
Për këtë është pyetur Ronaldo Sharka në Instagram, teksa një ndjekës i shkruan: “A mendon se ka me te vlersu olta pa inate qe ka pas me ty?”.
Ndërsa gazetari u përgjigj duke thënë: “BBVIP eshte finalizuar me 6 maj. Me Olten nuk kam pasur kurre raport pas Bigut, as te mire e as te keq. DWTS eshte nje kapitull i ri per te gjithe ne, pra nga e para per nje gare te re. Une besoj qe do tregohet profesioniste (besoj une). Pastaj une nuk jam ne gare me Olten dhe me askend, jam ne gare me VETEN. Kam shume sfida me veten, dua t’i fitoj keto sfida”.