Na ndajnë vetëm pak ditë nga fillimi i filmit të shumëpritur, “Në kuadër të dashurisë”, me protagonist Luiz Ejllin dhe aktoren e njohur, Olta Gixhari.
Filmi do të ketë premierën e tij në datën 9 tetor, ndërsa për publikun do të transmetohet pas datës 10 tetor.
Gjithashtu pjesë e filmit do të jetë edhe Sara Hoxha, e cila në një postim së fundmi ne Instagram, ka treguar “sherret” që ka patur me mikeshën e saj, Oltën, gjatë xhirimeve të filmit.
“A pati zënka në xhirimet e filmit?“, e pyeti një ndjekës.
“Sa të duash por duheshin për të krijuar gjendjen e duhur“, u përgjigj Sara.