Vëllai i Albano Bogdos i ka dalë në krah aktorit të njohur pas zhurmës mediatike të shkaktuar nga ofendimi i rëndë që ai i bëri Beatrix Ramosajt në emision.
Kev Bogdo ka ndarë një foto krah të vëllait, duke i cilësuar ofendimet fjalët e një mbreti, ndërsa shprehet se do jetë krah tij deri në fund.
“Fjalët e një mbreti do t`i dhembin gjithmonë mendjes së një fshatari. Në krahun tënd deri në fund të botës”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër ditën e djeshme, televizion Vizion Plus ku Albano Bogdo punon shpërndau një episod nga emisioni i tij i fundit, duke mos u distancuar nga deklaratat në drejtim të Ramosajt