Lind Islami dhe Venera Lumani do të kurorëzojnë dashurinë e tyre disavjeçare në një dasmë, së shpejti.
Burime për “Revista Who” kanë konfirmuar se Venera dhe Lindi do të martohen këtë të shtunë, më 7 tetor.
Ceremonia do të zhvillohet në mjediset e një hoteli në bregdet.
“Kemi menduar [për një ceremoni martese]. Kjo është periudha, prandaj ndoshta ka ardhur kaq bukur ky 2023 me plane të reja sepse i kemi menduar këto gjëra. Deri tani ishim të fokusuar shumë vetëm te puna, ndërkohë tani sikur ndihemi gati të ecim akoma,” tha Lindi pak muaj më parë te “Rudina”. “Do bëjmë dasmë në vitin 2023,” shtoi Venera.