Emocionohet Luizi, ndjekësja i bën këngëtarit dhuratën e veçantë

Gjesti fisnik i një fanseje e ka emocionuar pafund së fundmi Luizin.

Këngëtari ka marrë një dhuratë të veçantë nga një ndjekëse e tij dhe bëhet fjalë për një bluzë, e cila mban të stampuar imazhin e babait të Luizit, i cili nuk jeton më.

Të shoh. Jam krenar për ty. Vazhdo kështu”, shkruhet në bluzën e stampuar.

Faleminderit për dhuratën e veçantë Elisa“, shkruan Luizi në postimin e tij në “Instastory”.

 

Luizi nuk i ka fshehur emocionet, pasi e veshi menjëherë bluzën me mesazhin e veçantë për të.