Ditën e djeshme, Efi ka shqetësuar ndjekësit e saj në Instagram, përmes një postimi të bërë, ku tregoi se kishte përfunduar në spital për shkak të apandesitit.
“Meqënëse do ju mungoj pak ditë, më falni por më zuri pak apandesiti”, shkroi ajo, ku u shfaq teksa mbante në dorë një vigon.
Fansat e Efit patjetër që janë shqetësuar dhe madje disa prej tyre kanë shkuar ta vizitojnë bukuroshen në spital.
Ndërkohë që mendohet që do bënte disa ditë pushim nga rrjetet sociale, Efi në fakt ka bërë një postim në rrjetin social, “TikTok”, teksa ka treguar reagimin e saj, ku i dashuri i thotë që e ka gabim.
Efi ka zgjedhur të interpretojë një nga memet e bëra së fundmi dhe duket se përgjigjia e saj është: “Po nuk dua o vëlla, e kam kompleks, ke mundësi ta respektosh këtë kompleksin tim? Kaq të kërkoj, nuk të kam kërkuar qiqra në hell”.
@iamefidhedhes #fannyvideo #albania #efidhedhes #foryoupage #foryou #justforfun #boyfriend #problems ♬ original sound – Meme me shkrepetima⚡