Ledri Vula dhe Faton Shoshi për disa vite me radhë ishin jo vetëm bashkëpunëtorë, por edhe miq shumë të mirë e kudo shiheshin bashkë.
Mirëpo, në vitin 2019 ata vendosën të ndanin rrugët me njëri-tjetrin për të mos punuar më bashkë teksa asokohe u përfol edhe se i kishin dhënë fund miqësisë.
Pas dy vitesh, në 2021, Ledri dhe Fatoni treguan se kanë lënë pas mosmarrëveshjet dhe janë ribashkuar sërish duke u shfaqur bashkë me pushime me një grup miqsh.
E tani ata mesa duket, do rikthehen edhe në marrëdhënie pune bashkë. Kështu ka lënë Ledri të kuptohet në një intervistë nga dasma e menaxherit të VIP-ave, Jetmirit.
“Fatoni ka qenë gjithmonë aty, edhe kur nuk ka qenë aty.”-tha ai, teksa i pyetur nëse do bashkëpunojnë në projekte pune, tha: “Kismet”.
Ndërsa, lidhur me pyetjen e famshme nëse do bëjë edhe ai me Sarën një dasma, reperi tha:
“Ka vakt, e bëjmë edhe një fëmijë një herë. Kemi plane të tjera një herë.”