Me sa duket, kritikat e shumta nuk e kanë ndalur David Beckham të puthë sërish në buzë vajzën e tij 12-vjeçare.
Kësaj rradhe, ish-futbollisti i dhe vajza e tij po përgatiteshin për Javën e Modës në Paris. Në videon e transmetuar, Harper shihet duke i bërë ‘makeup’ babait të saj, teksa dëgjonin këngën ‘Style’ të Taylor Swift.
Më vonë, pasi mbaron së bëri tualetin,12-vjeçarja i afrohet të atit i cili i jep këtë puthje.
Shumë përdorues në rrjetet sociale kanë kritikuar ish-futbollistin dhe kanë vënë në dukje edhe moshën e së bijës.
Rikujtojmë se në vitin 2017, Beckham sqaroi për publikun se ai dhe gruaja e tij thjesht duan t’u shprehin dashuri fëmijëve të tyre përmes këtyre gjesteve.
‘Unë i puth të gjithë fëmijët e mi në buzë”, zbuloi ai në atë kohë i cili përveç vajzës ka edhe dy djem.