Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi prej shumë vitesh janë mikesha të ngushta.
Dy modelet jetojnë në SHBA ku dhe shpesh na kanë zbuluar detaje nga kjo bashkëjetesa e tyre, ndërkohë që tentonin famën ndërkombëtare.
Mirëpo, duket se jo gjithçka po vazhdon si dikur, pasi në rrjetet sociale është vënë re një ftohje mes tyre.
Adrola dhe Xhesika nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram duke lënë të kuptohet se diçka mes tyre ka ndodhur.
Ndërkohë Adrola vazhdon të ndjekë vetëm mamanë e Xhesikës, që nënkupton se “ftohja” është veç midis dy vajzave dhe jo familjarëve të tyre.
Dy vajzat gjithashtu prej kohësh nuk janë parë e as nuk kanë postuar në shoqërinë e njëra tjetrës.
Shpresojmë që kjo të jetë vecse një zenkë mes shoqesh e gjithcka të kthehet si më parë në raportin e dy bukurosheve.