Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë bekuar me vajzën e tyre të vetme, pas dy djemve London dhe Roman.
Vogëlushja sot feston ditëlindjen e saj të parë, ku mes dashurisë dhe përzemërsisë, Sara ka vendosur t’i dedikojë një urim të ëmbël.
Në postimin e saj të fundit në Instagram, ajo ka publikuar foton e tortes së Ruya-s, teksa ka shkruar fjalët prekëse, ku çdo prind vajze mund ta gjejë veten.
“My Ruya, my dream
Ti me ke ndryshuar jeten sic nuk e prisja dhe drita qe ti rrezaton me ngroh shpirtin me se shumti. Une i dua vellezerit e tu pafund, por ti je pergjegjesia ime me e madhe ne kete jete. Me delikatesen tende me ben te kem me shume merak per ty dhe perballjen rende me te ardhmen, e megjithate jeta me ka treguar jo pak here qe ky eshte thjeshte nje paragjykim qe na trashegohet dhe mund te jesh ti ajo qe i behesh krahe i fort vellezerve duke mos harruar te duash me perkushtim prinderit sic vetem nje vajze di.
Besoj gezimi me i madh nje dite do te jete te kem rritur nje vajze te afte per veten, me endrra plot dhe me vullnetin per ti ndjekur ato ketu ne Shqiperi pa kerkuar shprese diku tjeter, me deshiren per tu munduar nga pak e cdo dite, si grate qe do ta rrisin, per te permiresuar vendlindjen e tyre e si rrjedhoje cdo brez qe do te vije.Sot ti nuk e kupton por kur te rritesh do shohesh rreth teje gra te jashtezankoshme qe krijojne rrugen e tyre dhe punojne per nje te ardhme me te mire, per veten e tyre, por me se shumti per ndikimin qe do kene ne jeten tende.
Mami te do shume Ruya papatuya”