Olsi Bylyku dhe Egli Tako i dhanë fund romancës së tyre disa muaj më parë.
Lajmi u konfirmua edhe nga vetë dyshja, por pa dhënë më shumë detaje.
E ndërkohë që mes dedikimeve dhe deklaratave të Olsit për Eglin lindi një fije shpresë për ribashkim, burime për “Lokimagazine” bëjnë me dije se Olsi e ka tashmë dikë tjetër në krah.
Madje, aktori po e shijon lidhjen e re prej më shumë se katër muajsh.
Vajza që i ka vjedhur zemrën aktorit është gazetare në “Tv Klan”, por e panjohur për publikun.
Identiteti i vajzës është vendosur të mos bëhet i ditur para se vetë aktori të vendosë kështu, por burimi për “Loki Magazine” bën me dije se ata janë në një lidhje mjaft serioze dhe gjërat janë bërë familjare.
Përveçse ndiqen në rrjetet sociale, vajza në fjalë kalon edhe kohë me familjen e Olsit si dhe në lokalin e tij në Korçë, nga ku ka postuar shpesh foto në Instagram, por gjithnjë pa bërë tag biznesin e këngëtarit.
Madje dyshja kanë postuar në rrjetet sociale edhe foto me veshje identike.
Nga ana tjetër, Olsi vazhdon ende të publikojë projekte muzikore që po komentohen si dedikime për Eglin, për shkak të tekstit ngacmues dhe të lidhur me detaje nga romanca e tyre e shkuar apo jeta e Eglit.