Dy ditë më parë, në rrjet qarkulloi një video erotike e një vajze, për të cilën u aludua se ishte moderatorja e njohur, Luana Vjollca.
Kjo e fundit reagoi menjëherë nëpërmjet një postimi në Instagram, ku jo vetëm që e mohoi se ishte ajo në video por edhe e vërtetoi duke treguar me foto se ndryshe nga vajza në video, ajo nuk ka tatuazh në atë pjesë të trupit.
“Është e turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka ka sot, ka vendos të zgjedhi rrugë tjetër në këtë jetë për t’ja dal, rrugën e punës”, shkroi Luana.
Më pas u konfirmua gjithashtu se videoja ishte krijuar me Inteligjencën Artificiale.
Ndërsa sot, pas këtyre akuzave ndaj Luanës, një reagim ka ardhur nga aktori Florjan Binaj.
Ai kërkon që të hartohet një kuadër ligjor për mbrojtjen e vajzave, të cilave u rrezikohet identiteti.
“Para pak ditësh doli një video intime ku hamëndësohej që ishte një prej prezantueseve më të njohura dhe ndjekura të tv shqiptare….1 ditë më pas doli e njejta video me portret tjetër…
Kjo është një këmbanë alarmi për të ardhmen e të gjitha vajzave, motrave, nënave, zonjave e zonjushave që u rrezikohet dinjiteti, nderi, familja, profesioni, jeta nga përdorimi i Inteligjencës Artificiale me dashakeqinë për tibërë të ndihen keq, tu kërkojnë para ose thjesht për ti përbuzur publikisht!!! Me kaq shumë perversa dhe manjakë që ka në qarkullim. programet e lira të inteligjencës artificiale që mund të shkarkohen në çdo celular, askush nuk është i mbrojtur nëse shteti nuk përpilon një ligj që çdo krijim, përdorimi inteligjencës artificiale të bëhet i dallueshëm me një mbishkrim (watermark) që të dallojë nga videot e vërteta dhe të dënohet me ligj keqpërdorimi i kësaj teknologjie, shoqëria jonë do pësojë goditjen dhe plagën më të madhe në historinë e saj!
Duhet vepruar sa më shpejt, të përpilohet një kuadër ligjor dhe të miratohet ose do mbetet vetëm të paguajmë dëmet e pakthyeshme me jetë njerëzish, ku fatkeqsisht, vajzat janë viktimat e para të këtyre lloj mostrave!!!”, tha Binaj në një postim në InstaStory.